SHBA-ja e vazhdon hetimin e vrasjes së ish gazetarit Khashoggi NULL NULL 11.02.2019 17:13 11.02.2019 17:13 Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë ta hetojë rastin e vrasjes së ish gazetarit nga Arabia Saudite, Jamal Khashoggi. Këtë sapo e ka konfirmuar Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo derisa po qëndron për vizitë në Hungari, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Amerika nuk mbulon vrasje”, ka thënë Pompeo, duke shtuar se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime për të mbajtur përgjegjës të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Khashoggit. Ish gazetari arab është vrarë brenda konsullatës së Arabisë në Stamboll në muajin tetor të vitit të shkruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.