ShBA-ja e mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja e mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm

NULL NULL
19.03.2023 10:38
Adrienne Watson

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në Ohër për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

ShBA-ja ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt me zbatimin e detyrimeve që sjell kjo marrëveshje.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Watson në Twitter.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS