ShBA: Gruaja dyshohet se e vrau burrin live në Facebook NULL NULL 27.03.2023 22:27 27.03.2023 22:27 Një grua nga Misisipi në ShBA po përballet me akuza për vrasje, pasi thuhet se e qëlloi për vdekje burrin e saj, teksa po debatonin në Facebook Live. Autoritetet e Lowndes kanë bërë të ditur se i janë përgjigjur një telefonate për dhunë në familje rreth orës 7:40 të mëngjesit të së shtunës në një shtëpi në Columbus, Mississippi. Sipas njoftimit të policisë, 28-vjeçari u gjet i vrarë nga një armë zjarri, derisa gruan 28-vjeçare, Kadejah Michelle Brown e kanë arrestuar, shkruan WTOC, transmeton Klankosova.tv. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur ‘live’ në Facebook dhe bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një debati mes tyre. Ndryshe, ata gjetën një pistoletë 9 mm në vendngjarje, së bashku me prova të tjera fizike. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 2 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 35 minuta më parë