14:52, 14 Korrik 2020

Vrasësi amerikan Daniel Lewis Lee është dënuar me vdekje, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para të të burgosurve federalë në 17 vjet.

Disa ekzekutime fillimisht u vonuan kur një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura, njofton Klan Kosova.

Të burgosurit e dënuar kishin argumentuar se injeksionet vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta”.

Por Gjykata Supreme votoi 5 me 4 se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar”.

Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.

Disa nga të afërmit e viktimave të Lee kundërshtuan ekzekutimin e tij në Indiana dhe kishin kërkuar ta vononin atë, duke argumentuar se pjesëmarrja në të mund t’i ekspozonte ata në koronavirus.

Personi i ekzekutuar ishte dënuar me vdekje pasi ishte shpallur fajtor për vrajsen e një familjeje me tre anëtarë në vitin 1996 në Arkansas pasi synonte të krijonte popullsi të përbërë vetëm nga të bardhët.

“Nuk e kam bërë këtë. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por unë nuk jam vrasës. Ju po e vrisni një njeri të pafajshëm”, tha Lee para se të ekzekutohej.

Konkurs Pune

Lexo më shumë