SHBA, edhe një kandidat për president - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA, edhe një kandidat për president

NULL NULL
31/05/2015

Garës në radhët e demokratëve për të qenë kandidati përfundimtar për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, i është bashkuar edhe një tjetër emër.

Ish-guvernatori i Merilendit, Martin O’Malley, njoftoi formalisht kandidaturën e tij duke i`u kunsdërvënë më shumë luftës ndaj pabarazisë ekonomike e sociale.

“Ëndrrës amerikane, për shumë nga ne po i kanoset një rrezik” ka thënë O’Malley në njoftimin zyrtar, duke u zotuar në “Uljen e hendekut të padrejtësisë në vend”, transmeton Top Channel.

Gjatë prezantimit formal, njëri prej biznesmenëve të pranishëm i tha kandidatit më të ri të demokratëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë, se do të ndjehej mirë qoftë nën presidencën e Hillary Clinton, qoftë në atë të Jebb Bush.

“Presidenca nuk është një kurorë që kalon vetëm tek dy familje”- tha ai.

O’Malley njihet si kundërshtar i një sërë politikash si ekonomike ashtu edhe sociale të dekadës së fundit.

Ai ka kritikuar faktin që asnjë shefi të madh të “Wall Street” nuk i ka hyrë gjemb në këmbë për krizën e 2008-2009-ës, ndërkohë që të tjerë “po kalben në burg” për krime shumë herë më të vogla.

“Ekonomia jonë nuk janë paratë, ekonomia jonë janë njerëzit!”- është motoja e tij.

Ai thotë se nëse do të zgjidhet president, do të ligjërojë martesat homoseksuale në të 50-të shtetet.

O’Malley i bashkohet Hillary Clinton dhe senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, si kandidaturat e vetme që kanë njoftuar formalisht ambiciet e tyre brenda demokratëve, ndërkohë që garës pritet t’i bashkohen edhe të paktën dy emra të tjerë, mes tyre ish-senatori i Virxhinias, Jim Ëebb dhe ish-guvernatori i ishullit Rhode, Lincoln Chafee.

Deri më tani, sondazhet brenda demokratëve favorizojnë Hillary Clinton me 57 përqind të votave, ndërkohë që O’Malley rezulton me vetëm 1 përqind mbështetje. Po sipas sondazheve, 80 përqind e demokratëve pohojnë se nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth O’Malley. / klankosova.tv