SHBA dhe Zvicra kundër ligjit për UÇK-në (VIDEO) NULL NULL 07.08.2020 20:43 07.08.2020 20:43 Për projektligjin e UÇK-së ka reaguar gjatë ditës ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, që sipas të cilit “në përpjekje për të nderuar UÇK-në, po minohet trashëgimia e saj e lirisë”. Me anë të një editoriali në faqen zyrtare të Ambasadës, Kosnet shkroi se nëse kritika ndaj klasave të caktuara të njerëzve, organizatave dhe interpretimeve të historisë bëhet vepër penale, siç propozohet me ligj, atëherë kjo do të prodhonte efekt rrëqethës mbi lirinë e shprehjes. Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar duke thënë se ky ligj mund të minojë lirinë e shprehjes si një nga të drejtat themelore. Kronikë nga Ardiana Thaçi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë