SHBA-ja dhe Perëndimi, të bashkuar para bisedimeve Blinken-Lavrov për krizën në Ukrainë NULL NULL 20.01.2022 22:05 20.01.2022 22:05 Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se do të jenë bashkë për t’iu përgjigjur fuqishëm çdo inkursioni rus në Ukrainë, përpara bisedimeve midis Washingtonit dhe diplomatëve të lartë të Moskës mbi krizën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se çdo “akt i ri agresioni” nga Moska ndaj fqinjit të saj do të përballet me një “përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të përbashkët” nga Shtëpia e Bardhë dhe partnerët e saj, njofton Klan Kosova. Këto deklarata të Blinkenit erdhën pas bisedimeve në Berlin me zyrtarë nga i ashtuquajturi grup transatlantik katërkëndor – i përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – si pjesë e një turneu diplomatik në Evropë që synon të gjejë një mënyrë për të zbutur tensionet me Kremlinin. Të premten ai do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në Gjenevë, i cili pritet të bëjë presion për plotësimin e listës gjithëpërfshirëse të kërkesave të sigurisë së Rusisë për të garantuar paqen. Duke parë këto bisedime, aleatët evropianë të Washingtonit theksuan gjithashtu të enjten se ata mbetën në linjë me SHBA-në pas komenteve të presidentit Joe Biden, të mërkurën, që sugjeruan se mund të ketë ndarje midis liderëve perëndimorë mbi mënyrën se si të reagojnë në rast të një sulmi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025