Lajmet e fundit

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ulin tarifat për mallra me vlerë rreth 60 miliardë dollarë që importohen nga njëri-tjetri.
Marrëveshja përfshin një gamë të gjerë produktesh, nga misri amerikan dhe produktet bujqësore, deri te pajisjet shtëpiake dhe lodrat kineze.
Sipas përfaqësuesit amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, secili shtet ka propozuar rreth 30 miliardë dollarë tregti me mallra jo të ndjeshme, të cilat do të përfitojnë trajtim më të favorshëm tarifor.
Për ShBA-në, kjo pritet të përmirësojë qasjen në tregun kinez për rreth 30 për qind të eksporteve amerikane drejt Kinës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ulja reciproke e tarifave, së bashku me zgjatjen e armëpushimit tregtar mes dy vendeve, ishte ndër rezultatet kryesore të takimit të dytë këtë vit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, i cili u zhvillua javën e kaluar në Washington.
Sipas listës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Kina planifikon të ulë tarifat për disa produkte bujqësore amerikane, përfshirë misrin, grurin, melekuqen, mishin, produktet e qumështit dhe vajrat bimore. Lista nuk përfshin sojën.
Pekini pritet gjithashtu të ulë tarifat për peshkun dhe prodhimet e detit nga SHBA-ja, drurin dhe produktet e drurit, kozmetikën dhe pajisjet mjekësore.