SHBA dhe BE i reagojnë Rusisë pas arrestimit të Alexei Navalny NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Autoritetet ruse e kanë arrestuar kritikun e shquar të qeverisë ruse, Alexei Navalny, me të arritur në Moskë nga Gjermania ku po trajtohej për shkak të helmimit që i është bërë. Ky arrestim ka nxitur reagime nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Këshilltari i ardhshëm amerikan i sigurisë kombëtare në Administratën e Joe Biden, Jake Sullivan, ka reaguar në Twitter duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny. “Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi”. Gjithashtu edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny. Michel ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që me shpejtësi të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë. klankosova.tv