8:35, 22 Maj 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar qeverinë siriane për një sulm të ri me armë kimike.

“Ne po mbledhim ende informacion mbi incidentin e së dielës, por përsërisim paralajmërimin tonë se nëse regjimi i Asad përdor armë kimike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë të duhur”, tha të martën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Ortagus tha se sulmi i dyshuar ishte pjesë e një fushate të dhunshme të forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad, duke shkelur një armëpushim që ka mbrojtur disa milionë civilë në zonën më të madhe Idlib.

“Sulmet e regjimit kundër bashkësive të Sirisë veri-perëndimore duhet të përfundojnë”, është thënë në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin paralajmërimin e tyre, të lëshuar fillimisht nga Presidenti Trump në shtator 2018, se një sulm kundër zonës së de-eskalacionit Idlib do të ishte një përshkallëzim i pamatur që kërcënon të destabilizojë rajonin”, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Në janar, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton, paralajmëroi qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike përsëri.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë