Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA akuzon Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve

NULL NULL
21.03.2024 23:05
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi historike kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës.

Në padi, departamenti i drejtësisë pretendon se kompania ka abuzuar me kontrollin e dyqanit të aplikacioneve iPhone për të “kyçur” klientët dhe zhvilluesit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai akuzon firmën se ka ndërmarrë hapa të paligjshëm për të penguar aplikacionet që shihen si kërcënim dhe për t’i bërë produktet rivale më pak tërheqëse.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.