SHBA afër marrëveshjes me Kubën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA afër marrëveshjes me Kubën

NULL NULL
14/06/2015

Administrata Obama pritet të bëjë së shpejti publike marrëveshjen e re me Kubën për të rihapur ambasadat përkatëse, duke shënuar kështu edhe fillimin e marrëdhënieve diplomatike, mes vendeve që për dekada, që prej Luftës së Ftohtë, kanë qenë të izoluara nga kontakti.

Të dy palët shpresojnë që ky proces të finalizohet sa më shpejt, duke i hapur rrugën kështu Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry për të vizituar Havanën.

Por ajo që po e pengon rikuperimin e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike, janë problemet e vazhdueshme të Kubës për çështje të tila si mohimi i të disa të drejtave të njeriut, fakt ky që nuk është aspak në përputhje me demokracinë amerikanë.

Megjithatë burime pranë qeverisë kubane dhe asaj të Uashingtonit, flasin për një angazhim të madh dy palësh për të shkrirë akujt mes dy kombeve.