Shawn Mendes shihet sërish nën shoqërinë e "të dashurës" së tij, 27 vjet më të moshuar se ai (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shawn Mendes shihet sërish nën shoqërinë e “të dashurës” së tij, 27 vjet më të moshuar se ai (FOTO)

NULL NULL
22.02.2023 19:39

Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat rozë kohë më parë, këngëtari kanadez Shawn Mendes duket se është duke shijuar lidhjen e tij me kiropraktoren 27 vjet më të vjetër se ai, Jocelyne Miranda.

Dyshja janë parë së bashku dukë shëtitur në Los Anxhelos, ndërsa dyshimet për një lidhje mes tyre kishin lindur që prej vitit që lamë pas, kur ata ishin fotografuar së bashku në një drekë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

24-vjeçi është parë i zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa kishte veshur pantallona të zeza e të shkurtra, çorape të gjata si dhe çizme, teksa në anën tjetër 51-vjeçja kishte preferuar të vishej me një stil sportiv.

Shawn Mendes merr gjithmonë vëmendje për lidhjet e tij të dashurisë, teksa lajmi pason romancën e tij të fundit që zgjati plot tre vjet, e që ishte me këngëtaren e suksesshme latine, Camila Cabello.

lajme të ngjashme