Shatri: Qeverisë po i tepron buxheti – ndalja e mjeteve të komunave është anti-kushtetues (VIDEO) NULL NULL 07.04.2023 18:43 07.04.2023 18:43 Anëtari i AAK-së, Haki Shatri, ka thënë se vendimi i qeverisë që mjetet vetanake të komunave të mos iu kthehen më atyre, është anti-kushtetues. Ai tha se janë 37 milionë euro që kanë mbetur nga viti 2022 për t’u barut në vitin 2023, teksa shtoi se komunat i kanë hartuar planet buxhetore duke pasur parasysh edhe këtë shumë. “Dhe, tërheqja e këtyre mjeteve për komunat është shumë drastike sepse ia lë disa projekte të imëta pa u realizuar. Jo vetëm AAK-ja, por të gjitha partitë që janë në kuvend, do ta ftoja edhe grupin parlamentar të VV-së që ta sulmojnë këtë vendim dhe të gjejnë mënyrën se si të suprimohet kjo dispozitë dhe të normalizohet jeta financiare në komuna”, është shprehur Shatri në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ai tha se nivelit qendror edhe ashtu po i teprojnë qindra miliona euro, teksa shtoi se “nuk e di çfarë qëllimi është me ia marrë komunave të shkreta ato mjete”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 13 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë