Sharon Stone thotë se roli i “Basic Instinct” i kushtoi kujdestarinë e djalit të saj NULL NULL 10.03.2023 22:15 10.03.2023 22:15 sharon stone Aktorja Sharon Stone thotë se një nga rolet e saj më të famshëm bëri që ajo të humbasë kujdestarinë e djalit të saj në vitin 2004. Blici i saj i famshëm në Basic Instinct i vitit 1992 shtrembëroi perceptimet për të, tha Stone në një podcast. “A e di se nëna jote bën filma seksi?”, Stone kujtoi gjykatësin duke pyetur djalin e saj katërvjeçar. Reagimi nga skena, ku ajo ekspozohet shkurtimisht duke kryqëzuar këmbët, e ka bërë të shmangë role të ngjashme, thotë ajo. Stone dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm Ron Bronstein adoptuan djalin e tyre, Roan, në vitin 2000. Por kur çifti u divorcua në vitin 2004, gjykatësi ia dha kujdestarinë Bronsteinit. Humbja i shkaktoi aktores dhimbje të forta, i tha ajo prezantuesit Bruce Bozzi në podcastin Table for Two. “Përfundova në klinikën Mayo me rrahje shtesë të zemrës”, tha Stone. Duke marrë parasysh se sa shumë seksi dhe lakuriqësi shfaqen në TV sot, Stone tha se trajtimi i saj pas filmit hit ishte brutal. “Ju e keni parë ndoshta një milisekond të lakuriqësisë së mundshme prej meje”, tha Stone. “Dhe kam humbur kujdestarinë e fëmijës tim”. Stone shtoi se të tjerët në Hollywood e gjykuan për rolin e saj në thrillerin erotik si Catherine Tramell, një romanciere që josh një detektiv policie, të luajtur nga Michael Douglas. “Unë u nominova për Golden Globe për atë pjesë, dhe kur shkova në Golden Globes dhe më thirrën emrin, një bandë njerëzish në dhomë qeshën”, tha Stone. “Isha shumë e poshtëruar. Isha sikur, a e ka ndokush ndonjë ide se sa e vështirë ishte të luaje atë pjesë? Sa e tmerrshme dhe e frikshme?”. Stone tha se tani ajo shmang rolet që i hedhin gratë në një dritë seksuale ose me personalitete të errëta. Por ajo shtoi se fansat nuk duhet t’i ngatërrojnë aktorët me personazhet e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.