Shaqiri uron Muriqin pas transferimit të Lazio

Shaqiri uron Muriqin pas transferimit të Lazio

1 javë më parë

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, dje ka kompletuar transferimin te skuadra italiane e Lazios.

Për shkuarjen e tij në Serie A, Muriqi ka marr urim edhe nga futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, transmeton Klan Kosova.

“In boca al lupo vedoo”, ka shkruar Shaqiri që në shqip do të thotë, “Paç fat Vedo”.

26 vjeçari u urua edhe nga pjesa tjetër e futbollistëve shqiptarë, përfshirë edhe atyre që janë bashkëlojtarë të Kombëtarja e Kosovës.

Lazios, transferimi i Muriqit i kushtojë 18 milionë euro, me kontratën që do ta mbajë për pesë vitet e ardhshme në Romë.