9:22, 23 Dhjetor 2018

Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, së bashku me sulmuesin Mohamed Salah dhe mbrojtësin Andy Robertson u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve të një shkolle në Angli.

Të tre futbollistët e skuadrës angleze Liverpool u kanë bërë një surprizë fëmijëve në prag të Krishtlindjeve e cila do të jetë e paharrueshme për ta, njofton Klan Kosova.

Gjersa fëmijët kanë qenë duke u pyetur për lojtarët e tyre të preferuar në Liverpool, yjet e kësaj skuadre kanë hyre brenda sallës duke i kapur ata në surprizë.

Ndërsa reagimet e fëmijëve kanë qenë mbresëlënëse.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë