Shaqiri nuk udhëton drejt Serbisë NULL NULL 19.03.2023 14:04 19.03.2023 14:04 Zvicra do të jetë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për kualifikimet e Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë dhe Izraelit për shkak të dëmtimit. Shaqiri nuk do t’i bashkohet Kombëtares zvicerane për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk do të thirret në vend të tij, ka njoftuar Federata e Futbollit e Zvicrës. Kështu ai nuk do të udhëtoj për në Novi Sad të Serbisë, transmeton Klankosova.tv. Gregor Kobel është gjithashtu jashtë dhe do të zëvendësohet nga Jérémy Frick (Servette FC). Nga e hëna, më 20 prill, Zvicra do të përgatitet për ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë (e shtunë, 25 mars, ora 18:00 në Novi Sad/SRB) dhe ndaj Izraelit (e martë, 28 mars, ora 20:45 në Stade. de Gjenevë). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë