”Shantazh politik”, Arifi i kërkon Kurtit t’i denoncojë bashëpunëtorët e Serbisë (VIDEO) NULL NULL 07.04.2025 22:36 07.04.2025 22:36 Opinionisti, Avni Arifi po vlerëson se kryeministri Albin Kurti, ka kryer vepër penale, mbi deklaratat që ka përfaqësues politikë që bashkëpunojnë me Serbinë, por nuk ka denoncuar rast konkret me emër. ”Mënyra siç është thënë këtu, nëse ka diçka – nëse e di që dikush prej tyre ka lidhje me Serbinë apo Vuçiqin, është një lloj vepre penale mos me e denoncu”. ”Është dashtë të paktën ta përmend një emër. Kemi organe të sigurisë, kemi mekanizma të sigurisë. Mirëpo gjuha, forma qysh është folë, është thënë sikurse çdo deputet i pakicave joserbe që nuk e voton [Qeverinë Kurti], ka instruksione nga Serbia, dhe është pastër shantazh politik”. Megjithatë, ai ndër tjera në Rubikon u shpreh se partitë minoritare joserbe kanë qenë shumë konstruktive deri më tash në raport me çdo parti shqiptare që kanë shumicën. ”Në parim deri më tash partitë minoritare joserbe, kanë qenë shumë konstruktiv në kuptimin e asaj që ‘ne bëhemi me çdo parti shqiptare që e bënë shumicën’ – dhe nuk e kanë bërë problem as me votu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 17 orë më parë