Shansat e kosovarëve për azil 1 % NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim,Gerd Muller ka thënë se qytetarët e Kosovës të cilët kanë shkuar në Gjermani kanë shanse minimale për të qëndruar atje. Sipas tij kuota e njohjes së të drejtës së azilit nga ky shtet është nën 1 për qind. Këto deklarata ai i dha gjatë ceremoninë së hapjes së Qendrës Informative gjermane për migrim, arsim, dhe karrierë në Prishtinë. Ai po ashtu tha se kjo zyre do të mundësojë qytetarëve të Kosovës të kenë informata për migrim legal. Mdërkaq,Ministri i Punës, Arban Abrashi, ka falënderuar shtetin gjerman për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën. “Qendra informative gjermane për migrim, arsim dhe karrierë-DIMAK” është themeluar nga GIZ-i në emër të Qeverisë Federale si reaksion ndaj valës së madhe, kryesisht ilegale, të migrimit nga Kosova në fund të vitit 2014/fillim të vitit 2015.
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 28 minuta më parë