12:06, 14 Shkurt 2020

Shaljanët e Mitrovicës kanë protestuar edhe sot qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Protesta e nisur në orën 06:00 përfundoi në orën 08:00 me zotimin për vazhdimin e tyre deri kur kërkesat t’iu plotësohen, njofton Klan Kosova.

Ata po thonë se janë bërë manipulime në konkursin e hapur muaj më parë nga i cili ata nuk u pranuan në punë, prandaj kërkojnë që të anulohen.

Arsim Musa, nga Këshillit Organizativ i protestës, tha për klankosova.tv se sot kanë bërë ankesat e njëjta.

“Protestën e kemi përnfunduar në ora 08:00, por ato do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalemi. Për shkak të festës do të vazhdojmë sërish nga e marta deri në plotësimin e kërkesave tona”.

Kërkesat e protestuesve janë:

-Anulimi i konkursit;

-Shkarkimi i Bordit të Trepçës;

-Shkarkimi i drejtorit menaxhues.

Konkurs Pune

Lexo më shumë