Shala,Veselit: Keni futur në listën e zotimeve, gjërat që i kam realizuar NULL NULL 23.09.2019 17:30 23.09.2019 17:30 Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Endrit Shala, ka thënë se premtimi i kandidatit për Kryeministër nga radhët e PDK-së Kadri Veselit, kinse për favore ndaj ndërrmarësve, në fakt është shtrenjtim i çmimeve ekzistuese.S ipas kandidatit Shala, do të ishte në rregull, nëse ata (duke aluduar në PDK), nuk do fusnin në listën e ‘zotimeve’ të tyre, “gjëra të cilat tashmë janë realizuar nga ne”, deklaroi ai. “Më vëmendje dëgjova zotimin e kryetarit të PDK-së, z.Kadri Veseli, që nëse ai do të bëhet kryeministër tokat për ndërrmarrës, bujq e punëtorë do ti jap në 1 euro për metër katrorë dhe me një afat shfrytëzimi deri në 99 vite”, u shpreh Shala. Tutje, ai ka shtuar se kjo gjë është realizuar gjatë mandatit të tij si ministër i Tregtisë dhe Industrisë përmes krijimit të zonave ekonomike, dhe me çmim edhe më të ulët se sa ka premtuar Veseli. “Ju në fakt e keni shtrenjtuar këtë çmim.Hapësirat në kuadër të zonave ekonomike, ju jepen bizneseve në shfrytëzim për një periudhë deri në 99 vite, si dhe me procedurë të lehtësuar për dhënie në shfrytëzim. Mbi të gjitha, hapësirat/toka jepet më një çmim simbolik të përshkallëzuar në 10 vitet e para, e që në maksimum arrin vlerën me të lartë prej 15 euro cent për metër katror”, u shpreh ai. Postimi i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë