Shala, zhgënjimi i radhës në 'Baku 2015' - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala, zhgënjimi i radhës në ‘Baku 2015’

NULL NULL
17/06/2015
Kosovarët nuk kanë treguar kurrfarë rezultatesh në Lojërat Olimpike Verore "Baku 2015". I fundit që zhgënjeu është boksieri Naser Shala.

Garuesit kosovarë po vazhdojnë të dëshpërojnë me rezultate të dobëta në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”.

Pas humbjes së të gjithë mundësve, i fundit ishte Edon Shala që u mposht nga rusi Abdusalam Gadisovm me rezultat të pastër 4:0, tani nga “Baku 2015” u eliminua edhe boksieri Naser Shala.

Shala u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve nga francezi Amzile Hassan.

Pas eliminimit të tij, i vetmi boksier kosovar ende në garë është Armend Xhoxhaj.