Shala uron volejbollistët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala uron volejbollistët

NULL NULL
14/05/2015
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka ururar pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në federatën ndërkombëtare të këtij sporti.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka ururar pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në federatën ndërkombëtare të këtij sporti.

 Shala, e ka cilësuar  këtë si sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën, dhe me këtë rast, ka përgëzuar shtëpinë e volejbollit kosovar, volejbollistët si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses.

“Ky lajm është shumë i mirë për sportin tonë, dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon në përshpejtimin e ndërkombëtarizimit dhe njohjes së sportit tonë në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ai , dhe ka premtuar se MKRS-ja do të qëndrojë në vazhdimësi pranë sportit të Kosovës, do ta mbështesë atë në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.