Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala takon gazetarët e sportit

NULL NULL
05.06.2015 16:32

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, priti sot kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Sporti të Kosovës, Arlind Grantolli, të shoqëruar nga anëtarët e bordit të kësaj shoqate.

Ata biseduan për shumë çështje me rëndësi me të cilat po ballafaqohet sporti në Kosovë, dhe po ashtu për sfidat që ka gazetaria sportive.

Shala i informoi gazetarët me punën dhe prioritet e MKRS-së në fushën e sportit, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës legjislative dhe sportive në vend.

Nnga ana tjetër, kryetari Arlind Grantolli, përgëzoi ministrin e Kulturës për punën e suksesshme në afirmimin e sportit të Kosovës dhe sidomos vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ministrit për fuqizimin e sportit në Kosovë.

Shala shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojë me këtë shoqatë në mënyrë  që ajo të arrijë të përmbush misionin e vet,si dhe të anëtarësohet   në Shoqatën e  Gazetarëve të Sportit në Botë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.