Shala: Sanksioni anti-dumping iu vendosë shtetit të Kosovës, jo Devolli Corporation konkretisht (VIDEO) NULL NULL 29.01.2025 23:23 29.01.2025 23:23 Dardan Shala, drejtor i përgjithshëm i “Devolli Corporation” Dardan Shala, drejtor i përgjithshëm i “Devolli Corporation”, ka thënë se në industrinë e tekstilit, apo prodhimit të dyshekëve, Devolli Corporation ka një traditë mbi 35 vjeçare në prodhimin e tyre. “Diku në vitin 2012 është vendosur që prodhimin e dyshekëve që ka qenë në Pejë, ta zhvendosim në Gjakovë. Për të vetmin qëllim që Gjakova dikur ka qenë qytet industrial, dhe që dikur e ka pasur të zhvilluar industrinë e tekstilit, me njerëz që e kanë pasur familjare shkathtësinë e punës në tekstil, dhe ne kemi vendosur të dalim atje. Duke e pasur parasysh mu këtë fakt, dhe faktin se kemi pasur plane të caktuara për zhvillim, e të cilat edhe kemi arritur t’i zhvillojmë”, deklaroi Shala në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Gjatë procesit tonë të zhvillimit, kemi arritur t’i zotojmë kontratat që kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë, rrjedhimisht dhe të eksportit të dyshekëve në ShBA. ShBA, sa për sqarim, janë një treg jashtëzakonisht i madh, që vlerësohet të jenë diku në baza vjetore diku 18 miliardë vetëm për dyshekë. “Devolli” ka arritur që në kulmin e eksportit në Amerikë, që të arrijë deri te vlera 130 milionë euro, pra as 1 për qind e tregut atje. Për neve jashtëzakonisht e konsiderueshme”. “Ne kemi pasur plane, meqenëse e kemi analizuar mirë dhe e fituam një përvojë në ShBA, ne kemi pasur plane të jashtëzakonshme të zhvillimit, prandaj edhe kapacitet që i kemi pasur në kulmin e zhvillimit, edhe e kemi nisur procesin dhe projektin (sot ekziston në Skivjan objekti që ka nisur të ndërtohet) për dyfishim të kapacitetit. Dmth, planifikonim nga 2500 deri në 5000 punëtorë në mënyrë që t’i dyfishojmë kapacitetet për arsye se brendi ynë kishte hyrë në tregun amerikan”, u shpreh Shala Ai sqaroi edhe çështjen e dampingut. “Dampingu është edhe si masë, sanksion që një shtet e vë ndaj një shteti tjetër, fillimisht me iniciativën e komunitetit të atij biznesi të atij vendi me qëllim për të penguar që ti të shkosh në vendin e tyre dhe t’u bësh konkurrencë. Po shihet se lobi i dyshekëve në ShBA është shumë i fuqishëm”, deklaroi Shala. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025