Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, e ka cilësuar jokushtetuese Qeverinë Kurti 4, e cila u votua sot në Kuvendin e Kosovës.
Shala ka argumentuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është zgjedhur nga një Kuvend që, sipas tij, ende nuk ishte konstituuar plotësisht.
“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka deklaruar Shala për Gazetën Express, transmeton Klankosova.tv.
Ai është mbështetur në interpretimin e tij të Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve.
“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka shtuar ai.