Shala pret Gjakovën: Premton politika më të mira për sportistët NULL NULL 03.07.2015 11:06 03.07.2015 11:06 Ministria ndau edhe çmimet për fituesit. Nora Gjakovës iu ndanë 20 mijë euro, trajnerit të saj, 10 mijë euro, nënkampionia e botës në boks, Donjeta Sadiku, 5 mijë euro dhe trajneri i saj Besim Brahimi, 2.5 mijë euro. Delegacioni kosovar, pjesëmarrës në Lojërat Europiane në Baku, kanë qenë mysafirët e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Sportistët, në krye me fituesen e medaljes olimpike, xhudisten, Nora Gjakova, dhe trajnerin e saj Driton Kuka, kanë prezantuar para ministrit Shala të arriturat, eksperiencat dhe përshtypjet e tyre, për pjesëmarrjen në Baku, transmeton Klan Kosova. Shala premtoi se kabineti i tij do të merret shumë më seriozisht me sportistët kosovarë dhe do të punojë në përmirësimin e politikave për këta të fundit. Pjesëmarrëse në këtë pritje ishte edhe Donjeta Sadiku, e cila aktualisht është nënkampione e botës në boks. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.