22:56, 5 Dhjetor 2019

Historiani, Azdren Shala, ka kritikuar sistemin arsimit në Kosovë, duke thënë se nxënësit janë viktima.

“Tekstet shkollore që kanë ekzistuar deri në vitin e kaluar, me një vend normal ish drashtë mu shpall tekste helmuese, sepse janë helm për fëmijët tanë”.

“Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari po mundohet të justifikohet dhe të del i paqtë, por faktori kryesor pse e kemi këtë nivel njohurie janë përfaqësuesit e SBASHK dhe ministria që kanë bë punë të keqe. Ta bëjmë një testim ndaj arsimtarëve, besomëni që kanë me dal keq, se nxënësit janë viktima.

Ministria Arsimit krejt këtë boshllëk mundohet ta mbulojë dhe justifikojë me disa kurikula që s’e ka pasur efektin as minimal”.

“Sistemi është problem, mënyra se si kuptohen shkencat kur ndahen me kurikula janë problematike, p.sh. leximi që është baza tek ne pak rëndësi i jepet. P.sh. klasat e 11-ta kanë lëndën e filozofisë… filozofi me aq pak orë që i kanë janë problematike, ndërsa shkencave të natyrës i jepet shumë rëndësi dhe kjo na sjellë në situatën që jemi”.

“Në shkolla i mësojnë ende që vitet para lindjes së Krishtit i numërojnë nga poshtë lartë. Ende s’e ka kuptuar autori i librit që Krishti është referencë kohore”, ka deklaruar ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë