Shala për taksën ndaj Maqedonisë së Veriut: S’ka të bëjë me fushatën zgjedhore, taksa s’hiqet derisa të reflektojnë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala për taksën ndaj Maqedonisë së Veriut: S’ka të bëjë me fushatën zgjedhore, taksa s’hiqet derisa të reflektojnë

NULL NULL
16/08/2019

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Kosovës.

Shala në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë që para se ta merr ketë vendim i ka shtjerrur të gjitha instancat tjera dhe më pas ka vepruar sot.

“Maqedonia ka vendosur barriera tarifore dhe jo tarifore ndaj disa produkteve që prodhohen në Kosovë, siç janë produktet e peshkut”.

“Ne si ministri jemi munduar që problemin ta zgjedhim në rrugën e duhur, pastaj unë personalisht i kam shkruar ministrit të linjës së Maqedonisë”.

“Kur kemi parë se Maqedonia nuk ka reflektuar dhe janë shtjerr të gjitha mundësitë atëherë kemi qenë të detyruat ta marrim vendimin e sotëm, si masë reciproke për pataten dhe mjaltin”.

“Derisa ata nuk reflektojnë, vendimi do të mbetet. Unë derisa të jem në këtë post do të vazhdoj të jem zëri i biznesit kosovar. Do t’i mbrojë dhe do të kujdesem ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet”.

“Një vendim që i mbron bizneset është vendim i duhur kurdo që bëhet dhe kushdo që e merr. Vendimi është i ligjshëm”.

Madje Shala thotë se vendimi i sotëm nuk është politik dhe nuk ka të bëj asgjë me fushatën zgjedhore.

“Jo, s’ka të bëj kjo aspak me fushatën. Vendime të tilla në mbrojtje të biznesit ka pasur edhe më herët”.

Më shumë rreth kësaj çështjeje: 

Kosova vendos masa reciproke edhe ndaj Maqedonisë së Veriut