Shala (PDK): Qeveria heshtazi do të grumbullojë mjete me rritjen e tatimit në pronë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala (PDK): Qeveria heshtazi do të grumbullojë mjete me rritjen e tatimit në pronë (VIDEO)

NULL NULL
24.01.2023 23:35

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria Kurti heshtazi po tenton të grumbullojë mjete përmes komunave duke bërë ngritjen e tatimit në pronë.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai e ka fajësuar Ministrinë e Financave duke thënë se e ka shkelur çdo parim etik dhe ligjor me vendime që e dëmtojnë qytetarin.

“Qeveria Kurti heshtazi ka dashur të grumbullojë mjete kesh përmes dorës së komunave. Neni 13 për qartësimin e pronës e cakton saktë. Po ashtu neni 18 e fuqizon nenin 13”.

“Fatkeqësisht ministria e Financave i ka shfrytëzuar këto nene duke nxjerrë vendim në një kohë të inflacionit, në një kohë që nuk ka asnjë parametër normal për t’iu futur vlerësimit të pronës, kur vendi sapo po del nga pandemia”, deklaroi ai.

Sipas Shalës, MF-ja ka pasur hapësirë që ta ulë pragun prej 15 për qind në mënyrë që qytetarëve të mos u rritej tatimi në pronë.

“Këta kanë rritur bazën, kanë bërë vlerësimin jo normal të bazës së pronës. Ligji thotë se duhet të bëhet vlerësimi i pronave prej tri deri në pesë vjet. Këta kanë bërë një vlerësim paushall”.

“Ky vlerësim e rrit pastaj çështjen e asaj që është faturë. Ligji në nenin 9 i jep kufijtë – vlerën minimale dhe maksimale. Sot kemi një situatë ku nuk ka lëvizur pragu, por është rritur baza”, theksoi Shala, duke sqaruar se “të gjitha komunat kanë përdorur minimumin që është 0.15% – kjo është përgjegjësi e ministrisë që ta ulë pragun minimal”.

klankosova.tv