Shala paralajmëron taksë edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut NULL NULL 26.06.2019 13:59 26.06.2019 13:59 ???????????????????????????????????? Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, organizuar nga Instituti Riinvest, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra të rajonit. Ai ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dy vendet ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesa për disa taksa të vëna ndaj tyre, shkruan Ekonomia Online. “Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-së. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë”, citohet të ketë thënë Shala. “Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë