Shala: Nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit NULL NULL 21.09.2019 23:34 21.09.2019 23:34 Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala po e konsideron Malishevën si vulën e fitores së Nismës Socialdemokrate. Ai e ka cilësuar takimin me banorët e kësaj komune si festën e fitores së madhe të 6 tetorit, njofton Klan Kosova. Shala ka shtuar se do punojnë dhe do angazhohen që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur sipas tij, Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit. Postimi i plotë: Malisheva është vula e fitores së Nismës Socialdemokrate.Sonte në këtë vend me njerëz kaq të mirë, nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit. Këta të rinjë e të reja, na dhanë plot emocion, gjallëri e mbi të gjitha besimin për fitore.Pikërishtë për ditë të tilla, ne do punojmë dhe do angazhohemi që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit. Kandidatët tanë për deputet, jo vetëm nga Malisheva por nga e gjitha Kosova e meritojnë besimin e qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë deputetët e NISMA-së, që do jenë mbështetja e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 2 minuta më parë