Shala ngushëllon familjen Xhafolli NULL NULL 16.06.2015 16:23 16.06.2015 16:23 Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka ngushëlluar familjen e shkrimtarit, Gani Xhafolli me rastin e vdekjes së tij. Lexojeni më poshtë telegramin e ministrit Shala: E nderuara familja Xhafolli, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj dhe shkrimtarit tonë të respektuar. Ndarja nga jeta e Gani Xhafolli, ështënjë humbje e rëndë jo vetëm për ju, por edhe për kulturën dhe letërsinë shqipe. Ganiu, me veprat e tij letrare, do të mbetet një zë i rëndësishëm i letërsisë shqipe, sidomos i asaj për fëmijë. Ai, me vargjet e tij, të shkruara me dashuri për jetën dhe të bukurën, fitoi shumë e shumë lexues, të cilët do ta përkujtojnë përgjithmonë. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt veprën e tij të çmuar letrare. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të autorit Gani Xhafolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë