Shala në “Hardhfest”: Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve të Kosovës NULL NULL 18.08.2019 22:15 18.08.2019 22:15 Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sonte është duke marrë pjesë në natën e fundit të festivalit “Hardhfest”. Këtë e bëri të ditur Shala me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova. Ai tha se për të është kënaqësi të jetë pjesë e një festivali që ka vënë këtë pjesë të bukur të vendit tonë në hartën e festivaleve Europiane. “Këtu takova dhe shumë prodhues vendor, verari vendore që kanë rritur kapacitetin e prodhimit, kanë rritur eksportin dhe punësimin si rezultat i politikave tona dhe përkrahjes së vazhdueshme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë gjatë mandatit tim. Iu konfirmova vullnetin dhe përkushtimin tim për të ardhmen”. “Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Shala. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024