Shala: Në Bruksel nuk mund të negociohet pa u bërë marrëveshjet NULL NULL 06/09/2018 06/09/2018 Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, deklaroi se drejtuesit e institucioneve dhe kryetari i Kuvendit po e bllokojnë punën e këtij institucioni. Pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita, ai u shpreh se çështjet e Kosovës në Bruksel nuk mund të negociohen pa marrëveshje në Kuvend. “Shumica të vijnë dhe ta miratojmë Rezolutën”, tha Shala, duke e konfirmuar gjithashtu para gazetarëve se deri më tani nuk ka pasur ndonjë komunikim me deputeten Teuta Rugova, e cila nuk ka marrë pjesë në seancën e ftuar nga opozita, ndërkohë që ka qenë e pranishme në seancën e ftuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar emrat e ekipit negociator.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022