Shala – Konjufcës: Qeverinë Mustafa e keni rrëzuar të gjithë bashkë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala – Konjufcës: Qeverinë Mustafa e keni rrëzuar të gjithë bashkë

NULL NULL
20/03/2018

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, rreth pohimeve të tij se kundër Qeverisë Mustafa kishte qenë AAK – partia e Ramush Haradinajt, që sipas tij sot po i bëhen partner në çështjen e demarkacionit.

“Atë ditë kundër qeverisë keni të gjithë bashkë. Ju që jeni këtu, përfaqësuesit e komunitetit jo shumicë dhe ka qenë një konstruksion i jashtë zakonshëm dhe që i bjen se keni qenë muaj më parë partnerë”.

“Nuk është punë e thjeshtë që një qeveri me gjithë atë shumicë ta humbë besimin. E keni përpara dhe ujdinë që ratifikon marrëveshjen e gushtit të vitin 2015. Këtë marrëveshje e solli kryeministri dhe Qeveria. Pse? Sepse s’ka marrëveshje tjetër, sipas të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“E çmoj që kryeministri Haradinaj e solli këtë marrëveshje dhe e çmoj që e pranojnë që kjo është marrëveshja e vetme. LDK nuk kundërshton asnjë fakt tjetër të ri pas asaj marrëveshje. Nëse sot arrijmë ta kalojmë sot e mbështesim qeverinë, për çdo milimetër që kthen tokë do ta mbështesim”.