18:33, 11 Shtator 2019

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, në një lidhje direkte në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, ka deklaruar KMDLNJ nuk ka asnjë rivalitet me SBASHK-un.

Shala theksoi se organizata që ai drejton ka pasur bashkëpunim të mirë me SBASHK-un, por se në disa kërkesa ka shpërputhje.

“Duhet të siguroj se nuk kemi asnjë rivalitet me SBASHK-un. Kemi pasur bashkëpunim të mirë, por tani kemi disa shpërputhje. Vitin e kaluar SBASHK paralajmëronin greva, bëri kollaps ne sistemin arsimor, nxënesit dhe prindërit nuk dinin se çka të benin. Kur e morën premtimin për rritjen e pagave, ata nuk vendosën kompensimin e orëve. Ne e kemi përkrahur SBASHK-un në kërkesat e veta për rritjen e pagave, në bazë të mundesive që ka Kosova.

Kreu i KMDLNJ-së shtoi se SBASHK po e dëmton procesin mësimor dhe nëse punon për të mirën e arsimit duhet të kompensohet orët.

Shala foli edhe rreth iniciativës për reforma në arsim nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ai tha se Këshilli përkrahë këtë iniciativë sepse po bëhet për të mirën e nxënësve.

 

 

“Nuk ka logjikë ta mbajmë një shkollë me tre a katër nxenës. Nxenësi ka nevojë për një ambient social. Në qoftë se ju i ndaloni kjo nuk ka efekt. Kur një objekt nuk shfrytezohet 80 përqind atëherë dëmtohet objekti. Asnjë nga mësimdhënësit nuk mbetet papunë, kemi garancion nga kryetari i Komunës. Në qoftë se ndodh e kundërta atëherë KMDLNJ do ta përkrah SBASHK-un në këtë drejtim.Në qoftë se SBASHK ka në qëllim ti mbrojë nxënësit dhe arsimtarët, në qoftë se ka ndonjë paralajmërim atëhere në rregull.”

Shala ndër të tjera bëri thirrje që SBASHK të mos vëhet në shërbim të partive politike.

“SBASHK po jep edhe mesazh për parti politike se ne jemi gati për të ndihmuar për vota. Nuk e kemi qëllimin e keq, e kemi qëllimin bashkëpunues. Partitë politike e hedhin grepin – në qoftë se ju bini në grep, ia pafshi hajrin. SBASHK nuk guxon të bëjë marrëveshje me asnjë subjekt politik gjatë zgjedhjeve, pasi, për shembull, nëse ajo parti nuk e kalon pragun atëherë sa është qesharake, është edhe e dhimbshme. Marrëveshja me PAN-in duhet të shërbejë si mësim, por ndoshta dikush e ka dëshirë të dalë me shumë para kamerave.”

Konkurs Pune

Lexo më shumë