Shala i PDK-së: Situata në Trust është alarmante - humbjet rreth 200 milionë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala i PDK-së: Situata në Trust është alarmante – humbjet rreth 200 milionë

NULL NULL
21.03.2023 10:46
Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka përshkruar si alarmante situatën me Fondin Pensional të Kursimeve.

Ai ka deklaruar se vetëm në muajin mars humbjet janë miliona të konsiderueshme.

“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milionë euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!”, ka shkruar Shala, transmeton KlanKosova.tv.

“Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliardë euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt”.

Ai ka thënë se këto zhvillime tregojnë se qytetarëve duhej t’u mundësohej tërheqja e mjeteve nga ky fond.

“Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milionë euro”.

“A ka Qeveri ky vend?!”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.