Shala i PDK-së: Situata në Trust është alarmante – humbjet rreth 200 milionë NULL NULL 21.03.2023 10:46 21.03.2023 10:46 Ferat Shala Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka përshkruar si alarmante situatën me Fondin Pensional të Kursimeve. Ai ka deklaruar se vetëm në muajin mars humbjet janë miliona të konsiderueshme. “Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milionë euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!”, ka shkruar Shala, transmeton KlanKosova.tv. “Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliardë euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt”. Ai ka thënë se këto zhvillime tregojnë se qytetarëve duhej t’u mundësohej tërheqja e mjeteve nga ky fond. “Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milionë euro”. “A ka Qeveri ky vend?!”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025