Shala: Bislimi e refuzoi dy herë Kosovën, Berishën e kemi pritur mbi katër vjet (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 11:51 20.03.2023 11:51 Kombëtarja e Kosovës po i bën përgatitjen e fundit para nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Me këtë rast ka nisur edhe grumbullimi i futbollistëve. Temë e kësaj konference kanë qenë edhe dy futbollistët, Uran Bislimi dhe Mërgim Berisha, i cili së fundmi e ka zgjedhur Gjermaninë për ta përfaqësuesuar. Lidhur me këtë ka folur menaxheri i kombëtares Bajram Shala. Shala tha se Bislimi e ka refuzuar sërish Kosovën, derisa Berishën e kanë pritur katër vjet. “Uran Bislimi për herë të dytë refuzon Kosovën. ’Mërgim Berishës i kemi ofruar gjithçka, deri në detajet e fundit. Berishën e kemi pritur katër vjet e gjysmë, madje në tetor të vitit 2019 sa ka qenë pjesë e Salzburg, ai ka konfirmuar ardhjen e tij te Kosova.” , tha Shala. Uran Bislimi luan për FC Lugano, si mesfushor qendror. Të shtunën më 25 mars, Kosova do të luajë si mysafir kundër Izraelit ndërkaq të marten më 28 mars, si vendas ndaj Andorras/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Futboll Një “Perandor” i ri ka lindur në botën e futbollit, ai është djali i Adrianos nga Emanuell SYLA 17/04/2023