Shala: 18% e punëtorëve kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit (VIDEO) NULL NULL 07.12.2023 21:50 07.12.2023 21:50 Opinionistja Linda Shala ka folur për gjasat e largimit të kosovarëve nga vendo pas 1 janarit kur fillon liberalizimi i vizave. Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka treguar disa shifra që janë bërë të ditura nga anketimet. “Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne e kemi numrin e migrimit për 50 për qind më të lartin në raport me popullsinë se që e kanë shtete përreth. Kjo tregon një tendencë më të madhe që me çdo kush mendojnë me dalë jashtë, a ndoshta kjo mbyllje kaq e gjatë është shkak”. “Janë bërë intervista me biznese diku rreth 18 për qind të punëtorëve të anketuar kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të dalin jashtë. Bizneset llogarisin diku që deri 33 për qind të punëtorëve të tyre potencialisht dëshirojnë me dalë jashtë, do të thotë nuk janë deklaruar”, ka thënë Shala./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë