Shaktari mposht Baselin e Xhakës – në gjysmëfinale me Interin NULL NULL 11.08.2020 23:03 11.08.2020 23:03 Shakhtar Donetsk është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League. Skuadra ukrainase, në çerekfinale ka mposhtur Baselin me rezultat 4 me 0. Golat për Shakhtarin i shënuan Moraes në minutën e dytë, Taison në të 22-tën, Patrick në minutën e 75-të dhe Dodo dy minuta para fundit të takimit. Golin e vetëm për Baselin e shënoi Wolfswinkel në minutat shtesë të ndeshjes. Në gjysmëfinale Shakhtari do të takohet me Interin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.