Shakaxhinjtë rusë mashtrojnë kandidatin për president të SHBA-ve, Bernie Sanders (VIDEO) NULL NULL 15.02.2020 14:40 15.02.2020 14:40 Dy shakaxhinjtë rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, pretendojnë se përmes telefonit e kanë mashtruar kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders. Ata e kanë telefonuar politikanin 78 vjeçar dhe me një zë të femrës janë shtirur se është aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, dhe se kjo e fundit kinse po dëshiron ta ndihmojë atë në fushatën e tij për zgjedhje presidenciale, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova. Kuznetsov dhe Stolyarov që janë të njohur për mashtrimin e personaliteteve të profilit të lartë, e kanë postuar të enjten incizimin e thirrjes telefonike në kanalin YouTube. Në incizim, dëgjohet zëri i një femre që pretendon të jetë Greta dhe zëri tjetër i cili shtiret të jetë babai i aktivistes suedeze. Në këtë telefonatë Sanders i propozon “Gretës” që ta bëjë një deklaratë në përkrahje të tij dhe pastaj ata të zhvillojnë një ngjarje së bashku pasi aktivistja të arrijë në SHBA. Ndërsa “Greta” propozon që ta bëjnë një këngë së bashku me Bernie Sanders, këngëtaren e famshme Billie Eilish dhe reperin Kanye West. “Nëse duam ta bëjmë videon e suksesshme, duhet të vendosim atje shumë makina të shtrenjta dhe vajza”, dëgjohet duke thënë “Greta”. “Dhe ju duhet të vëni bizhuteri dhe zinxhirë ari”. Pastaj Sanders e kupton se është shaka, qesh dhe thotë “OK, OK”, derisa përpiqet që ta përfundojë bisedën telefonike. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.