Shaip Kamberi thotë se nuk ka shqiptarë me Covid-19 në Luginën e Preshevës NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se deri tani asnjë shqiptar nuk është diagnostifikuar me Covid-19 në Luginën e Preshevës. Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se në komunën që ai e drejton janë tre persona të prekur me koronavirus, por se ata janë nga komuniteti serb. “Masat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Serbisë vlejnë edhe për komunat tona – sot kanë filluar të aplikohen masat e reja që do të zgjasin deri të martën”. “Në Bujanoc kemi vetëm tre raste me Covid-19. Për Preshevë nuk e kemi informacion zyrtar, por flitet për një rast. “Mund të them se qytetarët iu kanë përgjigjur me disiplinë masave të shpallura. Në përgjithësi edhe mungesa e qarkullimit të madh ka ndikuar që shpërndarja e virusit të jetë më e vogël”. “Tre personat janë të nacionalitet serb dhe as familjarët e tyre nuk janë të prekur sepse u janë bërë analizat dhe ata kanë dalë negativ”. “Në Bujanoc dhe Preshevë numri i njerëzve të prekur është dukshëm më i vogël në krahasim me komunat tjera. Në Medvegjë një rast është i infektuar edhe ai është serb, tek shqiptarët ende nuk kemi ndonjë rast”. klankosova.tv
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022