Shahistët e rinj garojnë në Prishtinë, fituesit e përfaqësojnë Kosovën (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 13.08.2022 20:47 nga Agnesa Sahiti 13.08.2022 20:47 Të shtunën filloi Kampionati Individual i Kosovës për grupmoshat e reja që u mbajt në Sallën e Shahut të Pallatit të Rinisë në kryeqytet. Pjesëmarrës në këtë garë tradicionale që u mbështet nga Federata e Shahut të Kosovës ishin 28 persona. Në kampionatin që filloi të shtunën në ora 11 e që kishte terminin tjetër në 16:30 dhe që do të vazhdojë të dielën e vikendin tjetër, shahistët u ndanë në tri kategori. E fituesit do të marrin pjesë në gara të tjera për ta përfaqësuar vendin, derisa dy të parat janë në Cetinje të Malit të Zi dhe tjetra në Shkup të Maqedonisë së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë