Lajmet e fundit

“Në asnjë proces nuk kemi parë ngutje të Kurtit për formimin e institucioneve. Më herët ai insistonte se opozita po i bllokonte institucionet, por nëse do të ishte serioz qëndrimi i tij, diskutimet do të kishin vazhduar dhe sot nuk do të ishim ende duke folur për to”.Sipas saj, edhe mënyra se si është thirrur seanca konstituive tregon mungesë të vullnetit për të arritur një marrëveshje.
“Ka pritur ditën e fundit të afatit 30-ditor për ta thirrur seancën konstituive. VV-ja ka pritur LDK-në, një parti të ndarë në dysh për t’i formuar institucionet me të, pa i pasur as të sigurta votat e saj”.Shabani shtoi se ftesat e fundit drejtuar PDK-së dhe AAK-së kishin për synim sigurimin e refuzimeve të reja, të cilat, sipas saj, mund t’i shërbejnë Kurtit në një proces të ri zgjedhor. “Pse ka pritur Kurti deri sot për t’i ftuar sërish Aleancën dhe PDK-në? Sepse ka dashur edhe dy refuzime të tjera, në mënyrë që të përgatitet sërish drejt zgjedhjeve”, deklaroi ajo.