Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen kundër Izraelit, në kuadër të NATIONS League.
"Dardanët" do ta kërkojnë këndelljen pas humbjes prej 3:1 të dielen ndaj Austrisë.
Sipas drejtuesve të ekipit, loja nuk do të jetë e lehtë, por se do të jepet maksimumi për ta nxjerrë një rezultat pozitiv.
Në Debrecen të Hungarisë, është edhe gazetari i Klan Kosovës Andi Shabani, i cili nga afër i ka përcjellë të gjitha zhvillimet deri më tani.
Ai ka zbuluar detaje lidhur me këtë ndeshje për shikuesit e Klan Kosovës.
Gazetari tha se me shumë gjasë loja e nesërme është vendimtare për Kosovën.