Sfida me Serbinë, kush merr fëmijë, monedha e shishe s’hyn në stadium - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sfida me Serbinë, kush merr fëmijë, monedha e shishe s’hyn në stadium

NULL NULL
05/10/2015

Policia ka publikuar masat e sigurisë për ndeshjen e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”. Sipas Policisë, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm në atë ndeshje dhe nuk do të lejohen një sërë sendesh, si edhe fëmijët e mitur.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Nuk do te lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta; b) shishe (të çfarëdolloji); c) fishekzjarrë; d) monedha apo metale (të çfarëdolloji). Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë pjesëtarë të familjes.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 tetor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti”, shkruan deklarata.

Rrugët e bllokuara Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave qe ka marre per diten e ndeshjes qe do te zhvillohet mes Shqiperise dhe Serbise, me 8 Tetor, në “Elbasan Arena”. “Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëri­Serbi, e cila do të zhvillohet më datë 08.10.2015, në orën 20:45, në Stadiumin Elbasan Arena”, thekson deklarata.

Sa me sipër , në orën 08:00, të datës 08.10.2015, ju bëjmë me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:

* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd

* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish­konservimi i vjetër

* Nga ish­konservimi i vjetër deri tek Harullajt

* Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

* Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

* Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardët Kryesorë, shkruan PanoramaSport.