Sfida e Mariah Carey NULL NULL 06/05/2015 06/05/2015 Mariah Carey është e përzgjedhura për të performuar në Billboard Music Awards – për herë të parë pas 17 vitesh. Ky fakt e ka vënë në siklet këngëtaren, sepse ajo ka shumë dilema në përcaktimin e këngës që do ta këndojë. Producentët e Billboard njoftuan të martën se Carey do të paraqitet më 17 Maj në shfaqjen e Billboard Awards në Las Vegas. Përfaqësuesit e tyre thonë se Mariah Carey ka më shumë hite të ranguara në vendin e parë në top listën Hot 100 sesa çdo solo artist tjetër në historinë e top listave 56 vjeçare. Edhe pse Carey njihet për vokalin e saj shpërthyes, me performancat e saja në disa koncerte të fundit i ka bërë fansat e saj të brengosen, pasi nuk i arrinte dot notat e larta që ajo dikur i prekte me shumë lehtësi. Me 17 Maj mbetet të shihet se a do të rikthehet Mariah e dikurshme.
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 3 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 4 minuta më parë
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 9 minuta më parë